Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    59-vjeçari ‘ia fut flakën’ veturës së fqinjit në derë të shtëpisë si shkak i një mosmarrëveshjeje

    12/11/2022 16:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një 59-vjeçar është arrestuar nën dyshimet se i njëjti ia ka futur flakën veturës së fqinjit të tij.

    Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut, ku i dyshuari, N. Ll., ia dogji veturën pronarit në afërsi të banesës, rreth orës 04:00 të mëngjesit.

    “Arrestimi i të dyshuarit N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tije”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

    Njoftimi i plotë:

    Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.

    Arrestimi i të dyshuarit N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tije.

    Bazuar në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje fqinjësore ndërmjet ankuesit dhe të dyshuarit të cilët banojnë në të njëjtin lokacion.
    Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Artikuj të ngjashëm

    “U ngul, u ngul”, veturat bëjnë tejkalime të rrezikshme në rrugën Klinë–Gjakovë

    Zjarrëfikësit në Skivjan të Gjakovës e shuajnë zjarrin në një stallë të bagëtive

    Zjarrfikësit e Vatikanit instalojnë oxhakun në çatinë e Kapelës Sistine për zgjedhjet papnore

    Të Fundit

    Osmani flet me kryediplomatin e Tanzanisë për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane

    Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

    Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë

    Arabia Saudite ndalon mbi 269 myslimanë “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.