Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hyri me Audi Q8 në sheshin e Prishtinës, Policia e gjobit Gani Gecin për veprimin e tij dje para Kuvendit

    02/05/2025 16:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, dje ka qëndruar para Kuvendit të Kosovës për t’u paraqitur para gazetarëve për të dhënë një kundërpërgjigje ndaj ministrit në detyrë Faton Peci.

    Geci, në pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale, për të arritur para objektit të Kuvendit, u fut me veturën e tij “Audi Q8”, ngjyrë e zezë, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

    Nëse veprimi i tij nuk përbeu lajm për shumicën e gazetarëve të pranishëm para të cilëve u paraqit Geci, për Policinë e Kosovës ish-deputeti shkaktoi kundërvajtje. Për këtë edhe e u gjobit menjëherë dje nga Policia e Kosovës.

    Gjobën ndaj Gani Gecit të premten e konfirmuan dhe vetë Policia, përmes zyrës për informin.

    “Referuar kërkesës suaj, për rastin në fjalë, më datë 01.05.2025, njësia e trafikut rrugor, në përputhje me dispozitat e kodit rrugor, kundërvajtësit për mos respektimin e sinjalistikës rrugore i ka shqiptuar masën administrative me gjobë”, thuhet në përgjigjen e Policisë për gazetën online Reporteri.net.

    Në dokumentin e gjobës, theksohet se kundërvajtja e Gecit u evidentua përmes pamjeve që u publikuan në rrjetet sociale.

    @gazetademos

    “Qysh je prof, si je shoku” – Gani Geci përshëndetet ngrohtësisht me Enver Hoxhajn e PDK-së

    ♬ original sound – GazetaDemos

    Artikuj të ngjashëm

    Nipi i tij u anëtarësua në “Guxo” tek Peci e Gërvalla, por ja si e komenton këtë Gani Geci

    Gjoba nga Policia, reagon Gani Geci: Nuk e paguaj, pa e paguar Kurti gjobën që nuk u paraqit në Prokurori

    Geci: Një kandidat për deputet i listës së LVV-së më tha “po flet keq për qeverinë, ruaju se të vrasin”

    Të Fundit

    Lushtaku kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Së pari duhet me u kry punët e shtëpisë, ai s’i ka kry në Kosovë

    Nis seanca e Kuvendit, tentohet për herën e 40-të

    Basha: Kushtetuesja na tha zgjidhni cilën formë të votimit të doni

    Një i vdekur dhe dy të plagosur, në një sulm me thikë në Mellrichstadt të Gjermanisë

    Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.