Një vetaksident i rëndë trafiku është shënuar mbrëmë rreth orës 21:26, në fshatin Shirok dhe Sopij të Suharekës, me çrast një person ka humbur jetën, raporton GazetaDemos.
GazetaDemos merr vesh se viktima e këtij aksidenti është Enver Kolgeci.
I ndjeri pak pas aksidetit, është dërguar në emërgjencën e Suharekës për t’a nisur pastaj për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, si pasojë e plagëve të rënda.
Teksa, rreth orës 23:00, nga Spitali i Prizrenit, është konfirmuar se viktima nuk ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.