Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

    17/03/2025 19:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se deri më tani janë arrestuar 13 persona, dhe do të ketë edhe arrestime të tjera lidhur me tragjedinë në Koçan.

    Sipas tij, të dyshuar janë 23 persona prej të cilëve 11 janë në masën e arrestit paraburgim të shkurtër prej 48 orësh.

    Toshkoski tha se hetimi ka konstatuar se klubi natës “Pulse” nuk kanë pasur certifikatë për përdorim të piroteknikës, e cila duhej të merrej në polici. Ai tha se për shkak të korrupsionit dhe krimit, ne po humbasim jetën e fëmijëve tanë.

    “Ky objekt diskotekë, nëse më pyetni mua është stallë, ka funksionuar ashtu 15 vite me kriminalitet, korrupsion me ryshfet, i kundërligjshëm pas asnjë kusht. I lexova, asnjë kusht nuk është përmbushur që duhet me ligj të plotësohen. Të dyshuar janë 23 persona, prej tyre 11 janë në paraburgim. Të tjerët, me urdhër të Prokurorit publik do të ndërmarrim veprime gjatë ditës dhe nuk do të ndalemi këtu.”

    Kreu i MPB-së tha se pajisjet piroteknike i solli bendi DNK, pjesëtar i bendit i cili është në mesin e viktimave. Sipas tij nuk ka pasur asnjë kusht për organizim të eventeve, ajo është stallë e cila ka punuar si diskotekë për 15 vite, pa licenca përkatëse, pa dyer emergjente, pa pajisje adekuate për shuarjen e zjarrit. Ai tha se nga kjo tragjedi konstatohet i gjithë sistemi i korruptuar.

    Pançe Toshkoski, Ministër i Brendshëm (8429/1.58-2.34)
    “Çfarëdo që të prekim, kudo të gërryejmë është tokë e kalbur. Nuk do t’ju tregoj të gjitha aksionet që zbatuan në periudhën e kaluar, nga kriminaliteti i bandave të rrugës deri te funksionarët më të lartë, si ministra e të tjerë për të gjitha procedurat penale që i kemi hapur. Çfarëdo që të prekim, është kalbur! Maqedonia nuk ka sistem, korrupsioni dhe krimi e ka shkatërruar sistemin patjetër të ndërmarrim hapa radikal për ta normalizuar këtë shtet nëse duam ta kemi.”

    Toshkovski bëri të ditur se gjatë ditës me urdhër të prokurorit publik do të bëhet bastisje në shtëpinë dhe veturën e pasagjerëve të pronarit të disko dhe në objektet zyrtare të kontabilitetit të personit përgjegjës dhe do të merren në pyetje të përfshirë nga shumë institucione, përfshirë edhe MPB-në. Gjatë kontrolleve të kryera në ambientet e shtëpisë dhe zyrave të dy personave të Ministrisë së Ekonomisë, theksoi ministri, janë sekuestruar pajisje teknike, dokumentacion, armë dhe municion. Përveç ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, për 48 orë në mbajte në stacionet policore po mbahen edhe sekretarja e atëhershme në këtë sektor, Razmena Çekiq-Duroviq. Ndërsa, nga të arrestuarit e tjerë janë 4 të stafit të sigurimit të diskotekës dhe udhëheqësit të tyre. Pronari i diskotekës, djali i tij dhe menaxheri i këtij organizimi, i cili përfundoi në tragjedi me djegien për së gjalli të 59 të rinjve.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.