Djali i heroit të Kosovës Osman Geci, Shaban Geci, ka rrëfyer se çfarë personi ishte babai i tij.
Ai tregoi se Osman Geci, i cili ka qenë daja i komandantit Adem Jashari, i njohur si Daja Osë, ishte person i qetë dhe i hareshëm.
Ndërsa bëri të ditur se nuk kishte folur asnjëherë me familjen për detajet nga lufta e tyre për rezistencë ndaj serbëve.
“I qetë u kanë në familje, i hareshëm, senet për shtet i ka majtë açik, nuk i ka shpallë, i ka gjetë njerëz të caktum”, tha Osman Geci.
Tutje, Geci tha se pas çdo dalje, Geci e Jashari kur ishin kthyer gjithmonë kishin qenë të hareshëm me këngë e sharki.
“Çdo sen që kanë bo, kur janë kthy ka kris kanga, sharkia, muzika, gjithmonë janë kanë të hareshëm e të disponumë. Ka shumë raste që ka cek sene por senet në familje nuk i ka kallëzu”, tha ai.