Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës

    04/03/2025 19:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Avokatja Blinera Osmani, motra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuara e fundit në “Shok Podcast”, ku ka folur hapur për karrierën e saj, ndikimin e motrës në perceptimin publik dhe vendimin për të ndjekur rrugën e avokaturës.

    Moderatorit Fis Juniku i interesonte të dinte nëse Blinera ndiente ndonjë formë xhelozie për famën e motrës së saj.

    “A të vjen inati që e ke motrën më të dhënë se vetë?” – e pyeti ai.

    Blinera e hodhi poshtë menjëherë këtë ide, duke thënë se ndjen krejt të kundërtën. Ajo tregoi se është krenare për motrën dhe se nuk ka ndonjë aspiratë politike që të krahasohet me të.

    Megjithatë, moderatorit nuk iu shmang ideja se, për shkak të formimit të saj si avokate, mund të ishte një lidere më pragmatike. “Disa njerëz thonë se mbas Vjosës duhesh me qenë ti presidentja”, – tha ai me një ton shakasë.

    Blinera nuk e përjashtoi aspak një të ardhme të tillë, duke u përgjigjur se “nuk bën me përjashtu asgjë në jetë, çka do që vjen, mirë se vjen”. Një pjesë interesante e bisedës ishte edhe pyetja se përse kishte zgjedhur të bëhej avokate dhe jo diçka tjetër, si modele.

    “Se nuk i plotësoj kushtet për modele, e për avokate po” – tha ajo me humor.

    Blinera shpjegoi se vendimi për të hyrë në botën e ligjit nuk kishte ardhur si një zgjedhje e hershme e menduar, por kishte rrjedhur natyrshëm. Ajo kishte punuar për një kompani private për një kohë të gjatë si pjesë e zyrës ligjore dhe më vonë kishte vendosur të shkëputej për të ndërtuar karrierën e saj të pavarur

    Artikuj të ngjashëm

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Osmani: Italia mike na ka mbështetur në ditë të vështira

    Osmani kërcënohet dy herë, eksperti: Faqja zyrtare pa mekanizma gjurmimi!

    Të Fundit

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.