Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    53-vjeçari nga Prishtina e djegë veten para syve të djalit të tij në Angli, shkak borxhet në lojërat e fatit

    09/08/2022 17:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një matematicient dhe student premtues i mjekësisë, i cili kishte lindur në Kosovë, e ka djegur veten për vdekje përpara syve të djalit të tij adoleshent në një qytet jo shumë larg Londrës, pasi kishte 250,000 paund apo 295 mijë euro borxhe në kumar, raporton Daily Mail.

    Bylent ‘Bill’ Troshupa, 53 vjeç me prejardhje nga Prishtina, i cili u largua nga Kosova për shkak të regjimit të ish-Jugosllavisë drejt Londrës, ishte zemëruar dhe i çrregulluar pasi kishte humbur mijëra baste 12 orë në ditë gjatë pandemisë me firma përfshirë “William Hill” dhe “888”.

    Pas kësaj situate martesa e tij ishte prishur dhe sipas një urdhri, atij i ishte ndaluar ta vizitonte gruan Julie Martin, 51 vjeç, dhe djalin e tyre 16-vjeçar.

    Por babai i dy fëmijëve kishte mbërritur me një thikë, kanaçe me karburant dhe zarf plot me para, ndërsa djali i tij ishte i vetëm në shtëpi nëntorin e kaluar.

    Ai filloi ta përplaste derën duke kërkuar që të futej brenda para se t’i linte paratë përmes kutisë së letrës, duke u larguar dhe duke ia vënë flakën vetes.

    Bylent 'Bill' Troshupa, 53 vjeç
    Bylent ‘Bill’ Troshupa, 53 vjeç

    Djali i shqetësuar e kishte telefonuar nënën e tij ndërsa ajo po kthehej me veturë në Waltham Abbey, Essex, nga puna rreth orës 20:30 duke i thënë se babai i tij po digjej në zjarr jashtë.

    51-vjeçarja nxitoi në shtëpi për ta gjetur Troshupan “në zjarr, duke bërtitur ndërsa binte në dysheme”.

    Një fqinj ishte përpjekur ta parandalonte tragjedinë, por djegiet e tij ishin shumë të rënda.

    Shërbimet e urgjencës luftuan për 90 minuta në vendngjarje përpara se ai të intubohej dhe të fluturonte me helikopter drejt spitalit Broomfield.

    Dr Niall Martin, nga njësia e djegieve, tha se ai pësoi arrest kardio-pulmonar dhe vdiq në orën 1:30 të mëngjesit. Mjeku ligjor i lartë Lincoln Brookes e cilësoi aktin si vetëvrasje në gjykatën e mjekëve të Chelmsford.

    Martin, e cila gjithashtu ka një vajzë, 22 vjeçe, u ul në seancën 1-orëshe me lot duke shtrënguar duart e dy miqve të saj. Hetimi vjen pasi ministrat janë kritikuar për vonimin e një lidhur me çështjen e rregullores së lojërave të fatit.

    Më pas, Martin, e cila është bërë një aktiviste e zëshme për viktimat e varësisë ndaj lojërave të fatit, tha për Daily Mail se “Qeveria duhet t’i përshpejtojë veprimet”.

    “Kjo nuk ka të bëjë me vdekjen e burrit tim. Kjo më ka prekur mua, ka prekur fëmijët tanë, ka prekur familjen e tij. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, ka mbi 400 vetëvrasje çdo vit dhe mijëra të tjera me anti-depresivë dhe probleme të shëndetit mendor që vuajnë”.

    Julie Martin, 51 vjeç, (foto duke mbërritur në gjykatën e Chelmsford Coroner’s Court në Essex)

    Në gjykatë u tha se Troshupa ishte gjeni i matematikës si fëmijë, duke fituar një konkurs kombëtar në vendlindjen e tij në Kosovë dhe duke u renditur i treti në të gjithë ish-Jugosllavinë.

    Ai ishte në vitin e dytë të studimeve për mjekësi në Kroaci dhe kur filloi lufta ballkanike dhe iu desh të ikte në fluturimin e fundit pasi ishte në rrezik nga nacionalistët serbë.

    Troshupa mbërriti në Londër, por asnjë nga kualifikimet e tij nuk iu njohën, kështu që ai punoi si shofer. Ai u takua me zonjushën Martin dhe ata u martuan, por ai kishte probleme me shëndetin mendor nga lojërat e fatit.

    Gjatë izolimit të pandemisë, ai u la në pushim dhe u nda nga gruaja e tij pasi u dënua për sulm ndaj saj në shtator të vitit 2020.

    Artikuj të ngjashëm

    Rama kurorëzon martesën e bijës së dëshmorit, Agron Rrahmani

    Hyrjet kryesore të Prishtinës nesër do të mbyllen shkaku i protesës së OEK, Komuna del me njoftim

    Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

    Të Fundit

    Pamje të arinjve që u shfaqën në Shtërpcë, Policia bën apel për kujdes

    Tërmeti tmerron Turqinë: Humb jetën një 14-vjeçare – 69 persona hidhen nga lartësia

    Dy termete godasin Turqinë

    DailyMail: Kjo është plazha në Shqipëri që konsiderohet si “Maldivet e Evropës”

    Njoftim nga KEDS-i: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.