Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “53-milionëshi”, ish-ministri: Nëse s’do paguheshin këto 53 milionë, Kosova do humbte 200-300 milionë euro

    04/04/2023 17:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në rastin e njohur si “Rasti i 53 milionë eurove”, ku ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dëshmitari Bajram Hasani, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ka deklaruar se nëse nuk do paguheshin këto 53 milion, më vonë Kosova do të duhej të paguante 200 deri në 300 milionë euro.

    Këtë deklarim, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë e ka dhënë në cilësi të dëshmitarit duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special Atdhe Dema, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton GazetaDemos.

    “Sa më kujtohet i kemi mbajt 2-3 takime në Zyre të Kryeministrit si Komitet Ndërministror dhe aty është debatu gjatë, rreth dhënies apo pagesës së 53 milionë eurove”, ka thënë Hasani.

    Ai tha se në atë komitet ka kërkuar nga ministri i linjës kryesuese atë kohë nga Pal Lekaj, që të gjitha propozimet apo arsyetimet që po i bënë në komitet, të vendosen me shkrim në letër, si dhe personalisht ka kërkuar që të sigurohet një opinion ligjor se a është në përputhje me ligjin ekzekutimi i atyre mjeteve.

    “Edhe ta them që ky komitet sa më kujtohet kemi pas kompetenca ekzekutive për me vendos rreth kësaj pagese edhe kom kërku personalisht që të ndërrohet vendimi, që vendimi të shkoj si propozim në Qeveri, të merr vendim një organ më i lartë se ne, siç është Qeveria”, ka shtuar tutje Hasani.

    Tutje, ai tha se ka vlerësuar se si anëtar i Komitetit Ndërministror nëse nuk realizohet kjo pagesë çështja do të shkoj në arbitrazh, pasi që sipas tij, janë konsultuar edhe me jurista brenda ministrisë dhe jashtë saj.

    Po ashtu, ai tha se iu është thënë edhe nga drejtori i “Bechtel&Enka” që i njëjti do ta bllokonte autostradën “Arbën Xhaferi” për 10 vite, derisa të zgjidhej kjo çështje në arbitrazh.

    “Ky problem gjithherë ka qenë i trashëgum prej qeverive të kalume, qeveria e kalume nuk i ka realizu pagesat me kohë”, ka shtuar tutje Hasani.

    Ndërkaq, në lidhje me pyetjen e prokurorit Dema se a ka kërkuar shpjegim konkret me shkrim nga  “Bechtel&Enka” apo komunikimi ka qenë thjeshtë verbal, ai tha se “Bechtel&Enka” ka ardhur e pajisur me kërkesat e veta, si dhe nuk e ka llogaritur në këtë çmim disa gjëra edhe pse sipas tij, kishin pasur bazë ligjore.

    Por, shtoi se frika e tij ka qenë se si ata si Qeveri e Kosovës po e analizojnë këtë çështje.

    Ndër të tjera, dëshmitari Hasani ka deklaruar se qëndron prapa deklaratave të dhëna në polici dhe prokurori.

    Kurse krejt në fund, dëshmitari Bajrami është përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues të udhëhequr nga gjykatësja Violeta Namani.

    Në lidhje me opinionin ligjor ai tha se nuk e ka parë të njëjtin dhe nuk ia din përmbajtjen, duke shtuar se ai opinion mund të jetë edhe negativ, e që theksoi se ka menduar se kur jepet opinioni ligjor është gjithçka në rregull.

    Në fund të kësaj seance, Hasani ka pohuar se ka votuar pro rekomandimit duke u bazuar në mirëbesimin e kryeministrit atë kohë Ramush Haradinaj, duke shtuar se i ka besuar fjalës së tij se janë plotësuar kushtet.

    Ndryshe, në fillim të seancës trupi gjykues ka refuzuar propozimin e të akuzuarit Berisha për mos dëgjimin e dëshmitarit Hasani në këtë seancë, pasi që nevojitet si provë konkrete e domosdoshme për mbrojtjen e cila ka të bëjë me ekstraktin e procesverbalit të 1 qershorit të vitit 2018, të KDN-së.

    Për të cilin tha se nuk është propozuar si provë nga Prokuroria Speciale, ku sipas tij, dëshmohet se takimi i 1 qershorit 2018 ishte vazhdimësi e takimit të 31 majit 2018, për të cilën tha se vërtetonte se anëtarët e Komitetit drejtues ishin pajisur me të gjitha materialet e nevojshme, e në mesin e tyre edhe opinioni ligjor të Ministrisë së Infrastrukturës, i cili ishte kërkuar në takimin e 31 majit 2018.

    Ndërkaq, mbrojtësi i tij, avokati Afrim Salihu tha se nga deklaratat e të mbrojturit të tij janë shkelur dispozitat e ligjit penal, pasi që sipas tij prokuroria përpos që ka obligim ligjor t’i bashkangjes provat fajësuese, nuk i ka bashkangjitur edhe ato shfajësuese, duke shtuar se ky procesverbal është esencial.

    Në anën tjetër, prokurori Dema tha se ky propozim ishte i pakuptueshëm, i pa logjikshëm dhe i pas afatshëm, pasi që sipas tij, nuk mund të japin diçka që  nuk e posedojnë as vet.

    Ky rast pritet të vazhdojë me seancat e para planifikuara dhe atë, më 15 dhe 16 maj 2023.

    Ndryshe, edhe në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

    Ndërsa, më 19 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më 18 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri,  drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Rasti tragjik i të riut në Gjakovë, Policia jep detajet e fundit

    Ishte duke pirë kafe me vëllain e tij, vdes 60 vjeçari në një lokal në Prizren

    Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

    Përfshihet nga flakët një lokal në Fushë Kosovë

    Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.