Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    “50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim”, Shkurte Fejza po vjen me befasi në përvjetorin e karrierës

    24/04/2024 20:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Shkurte Fejza, njihet për hitet e saj të papërsëritshme.

    Ajo feston 50-vjetorin e karrierës dhe ka përgatitur një surprizë për të gjithë fansat e saj.

    Përmes një shkrimi të gjatë ka njoftuar që me datë 8 qershor do të mbajë një koncert festiv në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    “Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë. Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.

    Jam munduar qe muzika ime te jete zëri i shpresës, guximit dhe përkushtimit të pathyeshëm të njerëzve tanë në kërkim të një të ardhme më të mirë. Çdo fjalë që kam kënduar reflekton luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit tim. Faleminderit që më keni dhënë fuqinë dhe inspirimin për të vazhduar këtë rrugëtim. Bashkë kemi ndarë lot e gëzime.Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku, të lidhur nga muzika dhe vlerat që na bëjnë këta që jemi,duke ruajtur me krenari identitetin tone kombetar.

    Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 Qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zeri i kombit. Faleminderit juve që për 50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim. Zoti ju bekoft shqiptarë kudo që jeni!Me respekt dhe mirenjohje Shkurte Fejza”

    Artikuj të ngjashëm

    Shkurte Fejza: Kur kënga bëhet betim, tribuna bëhet altar

    Shkurte Fejza viziton Prekazin: Zemra mbushet me krenari e frymëzim

    A folën sot Shkurta dhe Shyhreti pasi i bashkoi një përurim?

    Të Fundit

    Xheneta Fetahu pretendon se përmbajtja e saj në Snapchat është më e veçantë: Fotografi që mbajnë buzët hapur

    Reagon Koci: Pas vendimit të Kushtetueses, bllokada ka emër – Albin Kurti

    Kryeqyteti njofton për dy linja të reja të autobusëve

    Vodhi disa herë në të njëjtin market, arrestohet 34-vjeçari pasi kapet në flagrancë nga pronari

    Deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi bojkoton punimet në Parlamentin e Serbisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.