sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    50 mijë kosovarë në pritje të pasaportës

    28/01/2023 07:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Mbi 50 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë, që nga fundi i shtatorit e deri më tash.Ata nuk kanë arritur të marrin dokumentin e tyre, për shkak të mungesës së materialit.

    E pritja për ta marrë pasaportën, varësisht nga koha kur kanë aplikuar, për disa do të mund të zgjasë deri në muajin mars.

    Por, sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj, prodhimi i pasaportave për të gjithë ata që kanë aplikuar mund të marrë kohë deri ne muajin mars.

    “Që në javën tjetër do të fillojmë me prodhimin e dokumenteve që janë në pritje, do fillojmë nga muaji shtator për prodhimin e dokumenteve, tërë muajin shkurt na duhet të prodhojmë dokumente për qytetarët që janë duke pritur, na duhet një kohë deri në muajin mars që të bimë situatën normale”, ka thënë ai.Camaj tutje ka deklaruar se tashmë janë furnizuar mjaftueshëm me material dhe se nuk beson qe do të përballen me situata të ngjashme si në muaj e kaluar.

    “Ne jemi furnizuar për 305 që është kontrata e vitit të kaluar, në muajin mars fillojmë furnizimin me kontratën që e kemi bërë me negocim, dhe me atë do furnizohemi për një vit, derisa të gjejmë një tjetër kontraktues për tu furnizuar më gjatë”, është shprehur ai.

    Me t’u njoftuar nga mediat se është rikthyer furnizimi me material për pasaporta, qytetarët ia mësynë gjatë së premtes qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë. Ata thonë se i janë gëzuar lajmit, për shkak se kjo situatë u ka shkaktuar telashe të shumta.

    “Kam aplikuar më kanë thënë në fund të muajit do bëhet, jam duke u përgatitur për Gjermani me shku, se për këtë pata problem, për shkak të pasaportës së vjetër”, thotë qytetari Bekir Bylykemir.“Me nxjerr një pasaportë për mbesën, duhet dokumentet me i kompletuar për të hënën dhe besoj që do bëhet diçka pastaj”, thotë qytetari tjetër, Isa Kabashi

    Për prodhimin e pasaportave, letërnjoftimeve dhe lejeve të vozitjes, tash e katër muaj ka pasur mungesë të materialit prodhues.

    Për shkak të mungesës se materialit, javë me parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu drejtua shtetit të Gjermanisë që të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë edhe me pasaportë të skaduar.

    Artikuj të ngjashëm

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Festivali i Dritave shndërron Sofjen në një galeri të madhe arti

    Haradinaj: Jam ushtari më i plagosur në Dukagjin, i kam 18 plagë në trup

    Të Fundit

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Festivali i Dritave shndërron Sofjen në një galeri të madhe arti

    Haradinaj: Jam ushtari më i plagosur në Dukagjin, i kam 18 plagë në trup

    “Qa mke bo” është kënga më e re e reperit kosovar që është bërë hit në Francë

    Deklarohet Lista Serbe, pas arrestimit të të dyshuarit për plagosjen e dy zyrtarëve policorë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.