LajmeZgjedhjet 2026

5-shi i Aleancës, Tolaj: Bizneset vendore kanë nevojë për përkrahje direkte, jo për barriera të reja

Kandidati i AAK-së për deputet, Dr. Arber Tolaj, ka theksuar se bizneset vendore po përballen me vështirësi të shumta si pasojë e inflacionit të lartë dhe mungesës së mbështetjes institucionale.

Sipas Tolajt, prodhuesit dhe bizneset kosovare po lihen të vetme përballë konkurrencës së pabarabartë, ndërsa mungojnë stimujt ekonomikë, grantet e mjaftueshme dhe politikat mbrojtëse për produktet vendore.

I plotë:

Bizneset tona vendore po lihen të vetme përballë inflacionit të lartë dhe konkurrencës së pabarabartë.

Nuk ka stimulim, nuk ka grante të mjaftueshme dhe nuk ka mbrojtje reale për produktet tona vendore.

Ne si Aleancë  garantojmë që fondet e zhvillimit ekonomik të shkojnë direkt te biznesi dhe qytetari.

Përkrahje direkte për prodhuesit dhe bizneset vendore përmes lehtësimeve tatimore për çdo investim në teknologji të reja dhe kapacitete eksportuese.

Shteti duhet të jetë partner, jo ndëshkues!

128✅️ 1✅️ 11✅️ 5✅️

#DrArberTolaj5 #AAK128 #SiguriEnergjiZhvillim

Artikuj të ngjashëm

Back to top button