Pas një sëmundje të rëndë, gjatë ditës së sotme, vdiq babai i Donjeta Pajazitajt, Halil Pajazitaj, në moshën 72-vjeçare.
Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjetës, i cili tash e nëntë vite po kërkon drejtësi parreshtur për vrasjen e saj, i ka uruar babit të tij që të takohet me të bijën në botën tjetër.
“Bab, Allahu t’paqt qu n’xhehnet, e takoft me qikë tone”, shkroi ai.
Sic kanë bërë të ditur familjarët, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në fshatin Strellc të Deçanit, në ora 14:00.