Pas konfirmimit se personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë është Faton Hajrizi, është deklaruar sërish avokati Arianit Koci, i cili me autorizimin e familjes shkoi në Serbi dhe ndoqi procedurat për identifikimin e kufomës.
Koci nëpërmjet një shkrimi në rrejtin social Favebook, ka thënë se e përfundoi me sukses një mision i cili ishte i vështirë.
“Misioni u krye me sukses! Nuk ishte i lehtë. Aspak!”, ka shkruar avokati Koci.
Gjatë ditës vetë avokati Koci ka thënë se i vrari në Llozicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi.