Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Gjatë vitit 2024 janë realizuar gjithsej 30 ekstradime, në Kosovë erdhën 19 të kërkuar

    07/07/2024 20:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kosova ani pse nuk është e anëtarësuar në organizatën “INTERPOL”, arrin të lëshoj urdhër-arreste ndërkombëtare përmes zyrës së UNMIK-ut në Kosovë.

    Kjo mundëson që personat që kanë kryer ndonjë krim eventual brenda territorit të Kosovës të ndiqen edhe jashtë tij.

    Megjithatë, organet e rendit në Kosovë arrijnë edhe të kapin persona që shtetet e tjera kanë lëshuar urdhra të tillë, e që ata gjenden në Kosovë, për t’i ekstraduar më pas.

    “Nga shtetet tjera në Kosovë janë ekstraduar 19 persona, ndërsa nga Kosova në shtetet tjera janë ekstraduar 11 persona. Gjithashtu, gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar kemi pas 21 ekstradime të realizuara, çka nënkupton se ka rritje të numrit të ekstradimeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,” thuhet nga Ministria e Drejtësisë.

    Avokati Asdren Bytyqi, thotë se marrëveshjet për ekstradim Kosova i ka me një numër të caktuar shtetesh.

    “Para se organet e rendit tona kryejnë ndonjë kërkesë për ekstradimit, fillimisht duhet të ketë raporte apo fillimisht marrëveshje reciproke të ekstradimit  me ato shtete, pra marrëveshje bilaterale për ekstradimin e atyre personave dhe të dyshuar edhe të dënuar,” thotë Bytyqi.

    Ndërkohë, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi  tregojnë procedurat që duhet ndjekur, një shtet në rastet e tilla.

    “Në momentin kur institucionet në Kosovë, e kuptojnë që  një person që është duke i ikur drejtësisë gjendet në një vend të caktuar,  fillimisht prokurori i rastit, bënë kërkesë për ekstradim të gjykata kompetente, pastaj ajo e drejton tek Ministria e Drejtësisë, ku këta të fundit kontaktojnë Ministrinë e Drejtësisë së shtetit përkatës”, tha Ehat Miftaraj, Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Kosova nuk ka raporte bilaterale për ekstradim me disa shtete, përfshirë me ato të rajonit, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, ani pse ka pasur kërkesa drejtuar vendeve./Tv Dukagjini

    Artikuj të ngjashëm

    Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

    Gjenden mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

    Haxhiu: Pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, u mundësua gjykimi në mungesë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.