Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Plagoset i dyshuari për grabitje të armatosur në Prishtinë

    05/06/2024 18:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 15:15 në Prishtinë në një këmbimore.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo tha se në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar ka shtënë me armë zjarri.

    “Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast  grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me  armë zjarri  AK-47. Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri”.

    Ahmeti tha se i dyshuari i cili dyshohet të jetë i plagosur është arrestuar në Obiliq.

    “Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje,  kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë  personin dyshuar i cili është i lënduar. Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor”.

    Poashtu, Ahmeti theksoj se policia ka sekuestruar veturën e të dyshuarit si dhe një armë automatike, të tipit  AK-47.

    “Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar : -veturën e të dyshuarit, si dhe, -një armë automatike, të tipit  AK-47. Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e  veprimeve hetimore  policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes“.

    Artikuj të ngjashëm

    E dhimbshme: Ky është 50 vjeçari që vdiq nga goditja e rrymës në Pejë

    Publikohen pamje të reja nga momenti kur arrestohet i riu që vdiq më pas në Lipjan, Policia thotë se sulmonte automjete dhe kalimtarë- aktivizohet IPK-ja

    Këta raportohet se janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

    Të Fundit

    BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

    Musliu pas vdekjes së Agon Zejnullahut: Policia ka nevojë për reforma urgjente

    Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia”, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet

    Vdekja e 27 vjeçarit, Koci e krahason me rastin e George Floyd në SHBA : Ky popull krejt në gjumë, s’proteston askush

    “Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Zafir Berisha i këndon rahmet për së gjalli Kadri Veselit – e akuzon Kurtin për argat të Serbisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.