Një aksident trafiku në mes 3 veturave ka ndodhur para pak çastësh në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Nuk është raportuar për të lënduar pas këtij aksidenti, tha zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, shkruan GazetaDemos.
“Rreth orës 17:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Miradi. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Nuk raportohet për të lënduar. Një veturë, si pasojë e aksidentit nuk lëvizë dhe pritet të tërhiqet nga automjeti përkatës. Për një kohë qarkullimi në drejtim të Pejës është zhvilluar në një shirit dhe me lëvizje të ngadalësuar. Njësitet përkatëse policore janë marrë me procedurat e aksidentit dhe me orientim të trafikut”, tha Krasniqi për GazetaDemos.