Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka falënderuar strukturat dhe aktivistët e partisë për angazhimin dhe përkushtimin në forcimin e LDK-së dhe në përgatitjen e fushatës zgjedhore, shkruan GazetaDemos.
Në një postim, Sadiku ka theksuar rëndësinë e aktiviteteve dhe përpjekjeve të bëra nga secili anëtar dhe simpatizant i partisë.
“Të gjithë ju po jepni kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin dhe avancimin e LDK-së. Aktivitetet që po realizoni, puna dhe angazhimi juaj pa kushte janë themeli mbi të cilin po ndërtojmë të ardhmen e shëndoshë dhe të fortë të partisë sonë,” ka shkruar Sadiku.
Ai ka shprehur mirënjohje për çdo përpjekje dhe angazhim të aktivistëve, duke theksuar se me një punë të tillë, LDK-ja do të dalë fituese.
“Faleminderit për angazhimin dhe fushatën që po bëni, për çdo minutë të kaluar, për çdo përpjekje dhe për çdo hap që po bëni në mbështetje të fitores! Me punë të tillë, LDK-ja padyshim do të dalë fituese. Ju jeni pjesë e ndryshimit!” ka përfunduar Sadiku.
Postimi i plotë:
Të gjithë ju po jepni kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin dhe avancimin e LDK-së. Aktivitetet që po realizoni, puna dhe angazhimi juaj pa kushte, janë themeli mbi të cilin po ndërtojmë të ardhmen e shëndoshë dhe të fortë të partisë sonë.
Faleminderit për angazhimin dhe fushatën që po bëni, për çdo minutë të kaluar, për çdo përpjekje, dhe për çdo hap që po bëni në mbështetje të fitores! Me punë të tillë, LDK-ja padyshim do të dalë fituese. Ju jeni pjesë e ndryshimit !
Dega e V-të🙌
124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅
#LDK124 #RrugaERe #BëhuNdryshimi #LumiAbdixhiku1 #IzetSadiku35