Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka falënderuar banorët e Gollakut për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme për partinë e tij, shkruan GazetaDemos.
Sadiku ka vlerësuar historinë dhe kontributin e kësaj zone, duke theksuar se Gollaku mbetet një bastion i pathyeshëm i LDK-së.
“Gollaku ka një histori krenare, një histori të pasur me njerëz punëtorë, të ndershëm dhe të guximshëm. Kjo zonë ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,” ka shkruar Sadiku.
Ai ka premtuar angazhim të sinqertë për zhvillimin e kësaj zone, duke shtuar se do të punojë me përkushtim dhe transparencë për ta kthyer Gollakun në një shembull suksesi.
“Unë ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjejmë. Do të punojmë me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë për ta kthyer Gollakun në një model të suksesit dhe zhvillimit. Bashkë, për Gollakun! Bashkë, për Kosovën!” ka përfunduar ai.
Postimi i plotë:
Gollaku me zemër të madhe na bëri pritje madhështore si çdoherë, aty ku #LDK mbetet e pathyeshme!
Gollaku ka një histori krenare, një histori të pasur me njerëz punëtorë, të ndershëm dhe të guximshëm. Kjo zonë ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Unë ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjejmë. Do të punojmë me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë për ta kthyer Gollakun në një model të suksesit dhe zhvillimit.
Bashkë, për Gollakun! Bashkë, për Kosovën!
Bëhu ndryshimi! ✌️
124 LDK✅
Lumir Abdixhiku 1✅
Izet Sadiku 35✅