Për 11 muaj, Kosova ka importuar 341 milionë euro mallra nga Serbia.
E kjo shfirë kaq e lartë, ka nxitur kritikët e Qeverisë Kurti që të reagojnë për mos-vendosjen e reciporcitetit që ishte premtuar dikur nga kryeministri, Albin Kurti.
Analistja, Zana Avdiu ka thënë se derisa ka një shifër kaq të lartë me Serbinë, në anën tjerër bashkëpunimi me Shqipërinë “çalon”.
“Kosova 349 milione euro ka importu deri ne nentor, nga Serbia. Çalon bashkepunimi ekonomik me Shqiperine.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej ajo ka shkruar: “Hehe. Shtet. Patriote. Dinjitet.”.
Për këta 11 muaj, Serbia ishte një nga vendet kryesore të importit në Kosovë. Sipas të dhënave të ASK-së, për këta 11 muaj Kosova pagoi 341 milionë e 637 mijë euro për mallra që u importuan nga Serbia, ndërkohë që eksportoi rreth 59 milionë e 30 mijë euro në Serbi.
Serbia ka qenë ndër partnerët kryesor tregtar për Kosovën. Vlera më e madhe e importuar ishte në muajin gusht ku u importuan mallra në vlerë prej 39 milionë e 115 mijë euro, ndërkohë që edhe në korrik u importuan mallra poashtu në vlerë prej 37 milionë e 152 mijë eurove.
Për të mos harruar, Qeveria Kurti kishte premtuar reciprocitet ndaj Serbisë, por kjo gjë nuk është realizuar akoma.