Një 34 vjeçar në Prishtinë e ka pësuar keq nga një person me të cilin pa u njohur fare kishte bërë marrëveshje për të blerë kriptovaluta.
Burime të Reporterit brenda autoriteteve të sigurisë kanë bërë të ditur se personi i dyshuar me të cilin ishte marrë vesh për të blerë kriptovalutat e kishte sulmuar me ‘spray’ dhe ia kishe marrë 2 mijë e 600 euro.
34 vjeçari ka marrë edhe trajtim mjekësor.