Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    300 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës arrijnë në Kosovë

    26/12/2022 23:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Kosovë kanë arritur 300 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo vaksinë parandalon deri në 99% kancerin në qafë të mitrës.

    Rastet e para tashmë janë vaksinuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në mënyrë vullnetare. Ndërkohë që synohet që në tetor të vitit të ardhshëm të vijnë edhe 5 mijë vaksina të tjera.

    Kontingjenti i parë me 300 doza të vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës, tashmë është në duar të institucioneve shëndetësore dhe ka filluar të aplikohet për rastet vullnetare.

    Gratë e interesuara mund ta marrin këtë vaksinë në Institutin Kombëtar të Shëndetit publik, por mjekët thonë se përparësi kanë ato me indikacione gjenetike për prekjen nga kanceri i qafës së mitrës.

    Fetije Fetaj, shefe e vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ka thënë se mosha më e mirë e parandalimit dhe vaksinimit janë femrat nga mosha 9 deri në 15 vjeçe.

    Fetaj tha se ditë më parë ka filluar vaksinimi me 300 dozat e para, por në janar pritet që Qeveria e Kosovës t’i sigurojë edhe 5 mijë doza të tjera me qëllim që në Tetor të vitit të ardhshëm, kjo vaksinë të futet në kalendarin e rregullt të imunizimit për femrat nga 9 vjeç e tutje.

    Ndërsa nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë thonë se nga përvoja e shteteve të zhvilluara, rastet e imunizuara kanë rezultuar se janë të mbrojtur deri në 99% nga kanceri i qafës së mitrës.

     “Rreth 300 doza pritet me qenë në Kosovë vitin e ardhshëm, në këtë aspekt OBSH ka bashkëpunuar me Unicef dhe UNFPA  për t’i siguruar këto vaksina, dhe është rekomanduar që kjo vaksinë të jetë për vajzat nga 9 deri në 15 vjet”, tha Oleksander Martynenko, Shef I zyrës së OBSH-së në Kosovë.

    Ajo tha se në vendet e zhvilluara evropiane aplikimi i kësaj vaksine tanimë është i zakonshëm, por siç tha ajo, po presim që në vitet e ardhshme të jetë edhe këtu.

    “Nga përvoja e tyre kjo vaksinë e ka dëshmuar se ata që e kanë marrë vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës, janë të mbrojtur deri në 99% ndërsa ato që nuk e kanë marrë vaksinën kanë treguar mundësi të lartë të prekjes nga kanceri i qafës së mitrës”, tha Martynenko.

    Në fund të muajit Janar do të fillojë trajnimi i stafit mjekësor, e pastaj synohet mbajtja e fushatave vetdijësuese për prindër dhe vajzat e moshave të reja.

    Artikuj të ngjashëm

    Dreshaj: Vaksinat që kanë ardhur në Kosovë janë të sigurta

    Vitia: Të gjitha vaksinat që ka në dispozicion Kosova janë të sigurta

    Zemaj: Danimarka i dhuron Kosovës 250 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca

    Të Fundit

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.