Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot identifikimin e shoferëve të cilat po shkelin rregullat në trafik.
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h, i cili më pas është gjobitur me 300 euro dhe tri pikë negative.
Të njëjtit i është ndaluar për tre muaj drejtimi i mjetit me veprim motorik, transmeton lajmi.net.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.”, thuhet në njoftimin e policisë.