“Ich bin Albaner”, është një serial- komedi shqiptare në Gjermani, që transmetohet tash e 3 vite.
Autori i emisionit, Kreshnik Ibrahimi, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, vendosi t’i falënderoj të gjithë fansat për përkrahjen e tyre, si dhe paralajmëroi vazhdimin e transmetimit të këtij emisioni, shkruan Indeksonline.
“Dua të ju falënderoj të gjithëve kudo që jeni anë e mban botës, të gjithë juve në Gjermani, Zvicër, Austri, Shqipëri, Kosovë e deri në Amerikën e Largët. Të gjithë ju shqiptar që keni qenë zemra dhe shpirti i këtij emisioni. Me këtë video dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim shpirtëror si artist dhe si një djalë i diasporës, të ju falënderoj të gjithë juve që keni qenë pjesë e këtij emisionit”.
Më poshtë video e plotë: