Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “3–6 vjet burg”, flet ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, tregon çka i pret deputetët nëse s’e konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve

    27/06/2025 08:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë dje vendimin që i obligon subjektet politike ta përmbushin detyrimin kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës brenda 30 ditëve.

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se nëse ky detyrim nuk përmbushet brenda afatit të përcaktuar, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës nga ana e të gjithë deputetëve.

    “Nëse nuk bëhet atëherë aty sigurohet se është shkelur Kushtetuta, dhe Kushtetutën nuk e shkel individi, por institucioni. Këtu shkelet Kushtetuta nga të gjithë deputetët, nga i pari te i fundit”, tha Kryeziu në Klan Kosova,

    Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizëm për zbatimin e drejtpërdrejtë të vendimeve të saj, por në mënyrë të qartë theksoi se dështimi për të zbatuar vendimin përbën vepër penale.

    Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pengimi apo moszbatimi i obligimeve kushtetuese, siç është konstituimi i Kuvendit, mund të ndëshkohet me burgim prej 3 deri në 6 vjet.

    Artikuj të ngjashëm

    Grabitja në një barnatore në Pejë, arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar

    Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

    E dhimbshme: I riu që humbi të dashurën në aksidentin në Polluzhë shkruan fjalë prekëse

    Të Fundit

    Grabitja në një barnatore në Pejë, arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar

    “3–6 vjet burg”, flet ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, tregon çka i pret deputetët nëse s’e konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve

    Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

    E dhimbshme: I riu që humbi të dashurën në aksidentin në Polluzhë shkruan fjalë prekëse

    A e di sa i kushton Gjermanisë misioni ushtarak i KFOR-it në Kosovë?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.