sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dy vite burgim burrit që rrahu gruan me grushte dhe përplasi për muri shkaku se nuk po ia mbante pastër shtëpinë

    08/07/2021 13:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është dënuar me 2 vite burgim i akuzuari për shkaktimin e lëndimeve të lehta trupore bashkëshortes së tij, F.S.

    Aktgjykimi ndaj tij u shpall të enjten, nga gjykatësi i Gjykatës në Podujevë, Gazmend Bahtiri.

    Sipas aktgjykimit, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 8 qershori i këtij viti. Kurse, dënimin ai obligohet ta vuajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ku deri atëherë, me vendim të posaçëm i është vazhduar masa e paraburgimit.

    F.S. është liruar nga pagesa e shpenzimeve procedurale, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, raporton betimiperdrejtesi.

    Pas shpalljes, gjykatësi Bahtiri e udhëzoi palën e dëmtuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike.

    Ndryshe, F.S. e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 7 korrik.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 22 qershor 2021 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, F.S., për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarën-bashkëshorten e tij, L.S., ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

    Siç thuhet në aktakuzë, F.S. kishte filluar ta qortoj dhe kritikoj se kinse e dëmtuara nuk po e mbanë pastër shtëpinë, e më pas e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe përplasur herë për muri e herë për krevati.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, e dëmtuara kishte arritur të ik nga ai dhe kishte dalë në oborr të shtëpisë, mirëpo i njëjti kishte shkuar pas saj dhe sërish e kishte goditur me grushte, ku nga dhimbja e dëmtuara kishte bërtitur dhe nga britma e saj, fëmijët e tyre të vegjël janë zgjuar nga gjumi të shqetësuar. Tutje thuhet se F.S. e ka futur të dëmtuarën në shtëpi, duke ia mbyllur derën me dry.

    Për këtë, F.S. ngarkohet me veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal.

    Artikuj të ngjashëm

    Trepça dënohet me 1 mijë e 400 euro

    Dënohet me dy vite burgim, ish-zyrtari i Qeverisë

    Sveçla: Për Policinë trajtimi i rasteve të dhunës është dhe mbetet prioritet

    Të Fundit

    Petkoviq për shpronësimet në Leposaviq: Synimi i Kurtit është të shkaktojë tensione dhe kriza

    Escobar viziton Gjakovën, Gjini: Falë SHBA-së, rdhe Kosova po merr formën e  një shteti demokratik

    Dështon transferimi i Ziyech te PSG, Ligue 1 refuzon kërkesën

    Lekaj: Kurti asnjëherë nuk iu ka përmbajtur premtimeve, sot shërbyesit civil janë të zhgënjyer me të

    Shpenzimet e janarit në La Liga me përjashtim të sezonit pandemik, janë në nivelin më të ulët në vitet e fundit

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.