sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    28 vjeçarja vjedh 8 milion euro, policia në kërkim të saj

    06/07/2021 13:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia gjermane ende është në kërkim të 28-vjeçares Jasmin Gundogan nga Bremeni e cila është zhdukur me 8 milionë euro të vjedhura nga një kompani për sigurinë e transportit, ku ajo punonte.

    Forcat e rendit publikuan së fundi një foto të vajzës dhe mediet vendase i kanë hyrë me vrull hulumtimeve mbi jetën e hajdutes misterioze.

    Një prej shokëve të vet të klasës tha për Bild, se që kur ishte fëmijë, Jasmine donte të ishte e pasur dhe e bukur: “Ne të gjithë mendonim se ajo nuk ishte dhe aq e zgjuar”, u shpreh ai.

    Por duket se Jasmina qe mjaftueshëm e tillë, aq sa për të kryer njërën prej grabitjeve më spektakolare në Gjermani.

    Jasmin kishte gjetur punë në kompaninë e sigurimit për transportimin e parave, falë ndihmës së babait.

    Në këtë firmë, 28-vjeçarja ishte përgjegjëse për paketimin dhe transportimin e parave, por në 21 maj ajo vodhi një kontejner me disa thasë të mbushura me para dhe më pas mori pushim për arsye mjekësore.

    Zhdukja e parave u zbulua vetëm katër ditë më vonë. Hetimet e deritanishme tregojnë se vajza e kisht futur kontejnerin me numër 06414 në një makinë tip “Mercedes” të zi me targa të vjedhura. Dyshohet se vajza me origjinë turke, mund të jetë larguar pikërisht drejt Turqisë.

    Të Fundit

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Çfarë qëndrimi do ta mbajë AAK’ja për Asociacionin në takimin e 31 janarit, flet Pal Lekaj

    Lukas Mandl nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti “Kadri Zeka”

    Xhuli: E kam prit një mesazh prej dikujt jashtë, por tani është shumë vonë

    Anita drejtuar Mbresës: Mos ndërhyj brenda një çifti dhe bëhu më pozitive

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.