Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “26 vjet lavdi”, publikohet logoja zyrtare e Epopesë së UÇK-së

    27/02/2024 20:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka bërë publike logon zyrtare të 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Logoja zyrtare e Epopesë përmban flamurin me shqiponjë, komandantin legjendar Adem Jasharin, Hamëz Jasharin dhe babanë, Shaban Jasharin, ndërsa mbishkrimi është “26 vjet lavdi”.

    Po ashtu, në nderë të 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, qeveria e ka bërë publik edhe programin, ku më 5 mars, nga ora 10 do të ketë seancë solemne të Kuvendit  të Kosovës, ku në të njëjtën orë, njëjtë do të veprojnë edhe kuvendet komunale.

    Ndërsa, nga ora 12:00,   në Kazermën “Adem Jashari” do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Më 6 mars, nga ora 08:00, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës është paraparë t’i kushtohet Epopesë, ndërsa nga ora 10:00 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Kurse, nga ora 13:00 do të bëhen homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale, e në ora 17:00 do të ketë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

    E, më 7 mars, nga ora 17:00 do të bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Republikës, ndërsa nga ora 18:00, mbahet Nata e Zjarreve në Prekaz.

    Më pas, nga ora 19:00 do të mbahet programi artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Sot seancë solemne në Kuvend – Shënohet 26 vjetori i Epopesë së UÇK-së

    26 vjet lavdi, sot fillon manifestimi ”Epopeja e UÇK-së”

    Kurti pas homazheve në Prekaz: Epopeja e UÇK-së ka dhënë hovin vendimtar për çlirimin e Kosovës

    Të Fundit

    Foda flet para dy ndeshjeve miqësore të Kosovës, kërkon fitore

    “A e kishe martu çikën ma përpara me një serb a me katolik”, aktorja me kritika të ashpëra

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

    Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.