2500 amerikanë evakuohen nga Afganistani

Pentagoni ka njoftuar se 2500 qytetarë amerikanë janë evakuuar tani. Zyrtarët thanë se shumica e amerikanëve, me kredencialet e duhura, po lejohen të hyjnë në aeroport nga militantët talibanë.

Një “numër i vogël” i amerikanëve dhe afganëve që SHBA-ja dëshiron t’i evakuojë janë përballur me ngacmime dhe në disa raste janë rrahur gjatë rrugës për në aeroport, thanë zyrtarët.

Ata shtuan se SHBA po luftonte kundër “kohës dhe hapësirës” për të evakuuar njerëzit nga vendi. Gjeneral Major William Taylor tha se gjithsej 17,000 njerëz janë larguar deri më tani, shkruan BBC.

Reklama