LajmeZgjedhjet 2025

‘250 euro subvencion për secilin fëmijë’, Shabani i PDK-së shpalos programin për Gjakovën 

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Gjakovës, Ervin Shabani, ka prezantuar platformën e tij zgjedhore, me theks të veçantë në arsimin e digjitalizuar, zhvillimin e infrastrukturës dhe mirëqenien sociale të qytetarëve.

Në qendër të programit të tij është arsimimi cilësor dhe digjitalizimi, përmes krijimit të një biblioteke elektronike.

Një nga zotimet kryesore të Shabanit është subvencionimi me 250 euro për çdo fëmijë që lind në Komunën e Gjakovës, si masë mbështetëse për familjet e reja.

Në aspektin e infrastrukturës, kandidati i PDK-së premton përmirësimin e trotuareve.

Shabani gjithashtu është zotuar se gjatë mandatit të tij 4-vjeçar, do të përfundojnë të gjitha linjat e kanalizimeve që aktualisht kontribuojnë në ndotjen e ujërave në territorin e komunës.

Deklarata e plotë:

Artikuj të ngjashëm

Back to top button