Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar Kryekishën Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilën kishte shërbyer Fan Noli.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Hoti u shpreh se nënshkrimin e tij në librin e vizitorëve, e cilëson si një akt respekti për figurën e Fan Nolit dhe intelektualët tjerë që kultivuan miqësinë me ShBA-në.
“Nënshkrimi në librin e vizitorëve ishte një akt respekti për figurën e Fan Nolit dhe shumë intelektualëve shqiptarë që vendosën dhe kultivuan ndër vite miqësinë e shenjtë të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan”, u shpreh Hoti.
Poashtu, ai tregoi se ka bërë nderime në vendin ku prehet shkrimtari, diplomati dhe historiani, Fan Stilian Noli.