Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    24 vjet burg ndaj të akuzuarit për vrasjen e kolegut të punës, tjetri dënohet me 18 muaj burgim për moslajmërim të veprës

    06/04/2023 11:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Albion Strelli dhe Berat Strelli, lidhur me akuzat për vrasjen e A.S. I akuzuari Albion u dënua me dënim unik prej 24 vitesh burgim, kurse i akuzuari Berat, u dënua me 18 muaj burgim.

    Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të enjten, nga kryetari i trupit gjykues, Naser Foniqi, raporton “Betimi për Drejtësi“, transmeton GazetaDemos.

    Sipas aktgjykimit, i akuzuari Albion Strelli pas rikualifikimit të veprës penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “Vrasje”, u dënua me 23 vite burgim, kurse për armëmbajtje pa leje, u dënua me 1 vit e gjysmë burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik prej 24 vite burgim.

    Në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit.

    Kurse, i akuzuari Berat Strelli, pas ricilësimit të veprës penale nga “Shtytje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë”, në “Moslajmërim i veprës penale apo kryerësve të tyre”, u dënua me 18 muaj burgim.

    Edhe të akuzuarit Berat, në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

    Lidhur me rikualifikimin e veprës penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje” për të akuzuarin Albion, gjykatësi Foniqi tha se nuk ishte vërtetuar që ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    “Trupi gjykues ka ardhë në përfundim se i akuzuari Albion Strelli nuk e ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, duke rreziku jetën e ma shumë personave sepse në aktakuzë dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetu se jetën e kujt e ka rrezikuar, kur ka shtënë me armë përveç tani të ndjerit”, tha gjykatësi Foniqi.

    I njëjti, po ashtu tha se rikualifikimi ishte bërë edhe për të akuzuarin Berat, për shkak se nuk ishte vërtetuar që i njëjti ka kryer veprën penale “Shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”.

    “Po ashtu, gjykata ka vlerësuar, ka rikualifikuar veprën penale edhe për të akuzuarin Berat Strelli, duke pas parasysh se në këtë rast kemi vetëm dy fjalë të thëna edhe atë në kohën kur i akuzuari Albion Strelli veç e kishte nxjerrë armën dhe ishte duke shtënë dhe për ta shtytur dikë për ta kry veprën penale është t’ia krijojë atij bindjen, motivin dhe gjithçka që ai të veprojë siç pretendon shtytësi, ne nuk kemi gjetur se Berat Strelli e ka shtyt Albion Strellin me kry veprën penale”, tha gjykatësi Foniqi.

    Sipas aktgjykimit, të akuzuarit detyrohen që të paguajnë shpenzimet e procedurës penale aq sa dalin sipas regjistrit të shpenzimeve, ndërsa në emër të paushallit gjyqësor obligohen të paguajnë secili veç e veç nga 200 euro dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

    Po ashtu, gjyqtari Foniqi tha se të akuzuarit Albion Strelli i konfiskohet revolja “Zoraki M2906Bi”, e cila është përdorur për kryerjen e veprës penale, ndërsa e dëmtuara Suzana Seferi për realizimin e kërkesës pasurore- juridike u udhëzua në kontest civil.

    Palët e pakënaqura, kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh, nga momenti që e marrin të njëjtin.

    Ndryshe, në seanën e 3 prillit 2023, në fjalën përfundimtare, prokurorja Fitore Sadikaj ka bërë ndryshimin e një pjese në dispozitivin e parë dhe të dytë të aktakuzës, në këtë rast.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 29 mars 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Albion Strelli thuhet se më 6 maj 2020, në ora 07:40, në punishten e qendrës së re tregtare, afër rrethit të QMI-së, Komuna e Graçanicës, pas një mosmarrëveshje paraprake në mes të tij dhe tani të ndjerit A.S, për shkak të transportit me veturën kombi, i cili ishte në pronësi të firmës ku ishin duke punuar së bashku, të pandehurit Albion dhe Berat Strelli shkuan në shtëpinë e tyre, ku e kanë marrë armën e tipit “Zoraki M2906-B” dhe janë kthyer përsëri në vendpunishte me veturën e tyre private.

    Sipas prokurorisë, pas fjalosjes në mes të të akuzuarit Albion dhe tani të ndjerit A., Albioni me dashje që ta privojë nga jeta, ka shtënë tri herë me armë në drejtim të tani të ndjerit A., duke e vënë në rrezik edhe jetën e shumë personave tjerë, me ç’rast tani i ndjeri A.S është qëlluar tri herë në fytyrë dhe kokë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK.

    Me këto veprime, prokuroria e ngarkonte të akuzuarin Albion Strelli se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, pika nënparagrafi 1.5 të KPRK-së.

    Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, i akuzuari Albion Strelli, nga data e papërcaktuar e deri më 6 maj 2020, pa autorizim ka mbajtur në pronësi revolen e llojit “Zoraki M2906B”, duke shkelur ligjin.

    Me këto veprime, prokuroria e ngarkonte të akuzuarin Albion Strelli se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

    Prokuroria e ngarkonte të akuzuarin Berat Strelli se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në dispozitivin e parë, me dashje ka shtyrë të pandehurin Albion Strelli – vëllanë e tij, që ta kryejë veprën penale të vrasjes, në atë mënyrë që pas fjalosjes te kombi kanë shkuar së bashku me të pandehurin Albion në shtëpi, e kanë marrë armën e llojit “Zoraki” dhe me veturën e tyre kanë shkuar në vendin e punës dhe pasi që tani i ndjeri A. e ka thirrë në emër Albion, e në ato momente Berati i ka thënë Albionit ‘qëlloje-shkrepja’, më pas Albioni e ka qëlluar tri herë me plumba në fytyrë dhe kokë.

    Me këto veprime, prokuroria e ngarkonte të akuzuarin Berat Strelli se ka kryer veprën penale “Shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.5 lidhur me nenin 32 të KPRK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti

    “Ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve”, arrestohet 21 vjeçari në Kaçanik

    Zjarre në Turqi: Mbi 50 mijë persona evakuohen

    Hap i ri në neuroshkencë: Krijohet pajisja që regjistron ëndrrat nëpërmjet inteligjencës artificiale

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.