Policia e Kosovës, ka njoftuar një person është shoqëruar në polici për “Falsifikim të parasë” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armëve”.
23-vjeçarit, B.R, i janë gjetur dhe sekuestruar 27 kartëmonedha prej 100 dollarësh të cilat dyshohen si të falsifikuara, dhe, në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar municion i ndryshëm, mjete të mprehta, një boks hekuri, një shkop bejzbolli si dhe një shkrepëse në formë armë.
Postimi:
Shoqërohet në polici një person për “Falsifikim të parasë” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armëve”
Më 24.04.2025, rreth orës 03:50, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik është ndaluar një veturë e tipit Seat me targa vendore, e drejtuar nga i dyshuari B. R., 23 vjeç.
Gjatë kontrollit të kryer nga njësitë policore, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 27 kartëmonedha prej 100 dollarësh, të gjitha me numër serik të njëjtë, të dyshuara si të falsifikuara.
Pas intervistimit në stacionin policor në Kaçanik dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Falsifikim i parasë”.
Në vijim të veprimeve hetimore, është realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Han të Elezit, ku janë gjetur dhe sekuestruar municion i ndryshëm, mjete të mprehta, një boks hekuri, një shkop bejzbolli si dhe një shkrepëse në formë arm. Për këtë është iniciuar rasti i dytë “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armëve”.
Hetimet lidhur me këtë rast janë në vijim.