Shirat e dendur kanë shkaktuar vërshime të mëdha në veri të Bosnjë e Herecegovinës.
Vërshime të mëdha ka pasur në vendbanimet Gomjenicë dhe Tukovi, ku rreth 350 objekte janë përmbytur ndërsa zjarrfikësit kanë kryer 12 evakuime gjatë natës.
Ndër ata të parët që u përballën me përmbytjet afër qytetit të vjetër ishte 23-vjeçari Adem Hadzhaliq. Është zgjuar nga e qara e djalit të tij gjashtëmuajsh dhe kur ka kuptuar që uji po hynte në shtëpi, nuk kishte kohë për frikë, vetëm për veprim. Ai ka reaguar shpejt, ka vendosur gruan dhe djalin e tij në një varkë dhe i ka çuar te ura në Berek, shkruan Infoprijedor.
“I dërgova gruan dhe fëmijën te prindërit e tyre në Kozarush dhe u ktheva për të ndihmuar fqinjët – thotë ai. Atë natë, ndërsa shumë ishin duke kërkuar shpëtimin, Ademi u bë shpëtimtari. Ai transportoi dy familje në vend të sigurtë, ndërsa dy të tjera u përgatitën për evakuim.
Gjatë natës dhe ditës, Ademi transportoi me varkë 11 fqinjë nga Qyteti i Vjetër i përmbytur