Çdo ditë në Kosovë raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Burimet e Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Enver Hadri’, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar nga bashkëshorti i saj 46-vjeçar.
Sinjali mëson se deri te eskalimi i situatës në dhunë fizike kishte ardhur pas një mosmarrëveshje mes 22-vjeçares dhe bashkëshortit të saj, i cili e kishte goditur me shuplaka duke i shkaktuar lëndime trupore e më pas kishte ikur nga shtëpia.
Pasi rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës, 22-vjeçarja është dërguar në strehimore, ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim policor.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, kurse veprime tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.