Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    21-vjeçarit në Prishtinë i gjenden fishek e thikë në xhepa

    09/03/2025 08:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armët, me të cilat sillen lirshëm.

    Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, teksa Policia po patrullonte dhe ndaloi për kontroll një person.

    Sinjali mëson se gjatë kontrollit policor, Policia ka gjetur një fishekë dhe një armë të ftohtë (thikë) – që i dyshuari 21-vjeçar i mbante pa autorizim.

    Për pasojë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

    Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në 5 vjet.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku fton VV-në, PDK-në, AAK-në e NISMA-n për Qeveri të Unitetit: Mund dhe mos të jetë aq keq!

    Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor

    Shefi i kufijve amerikan: Dikush do të humbasë jetën nëse dhuna vazhdon në protestat e Los Angeles

    Të Fundit

    Abdixhiku fton VV-në, PDK-në, AAK-në e NISMA-n për Qeveri të Unitetit: Mund dhe mos të jetë aq keq!

    Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor

    Shefi i kufijve amerikan: Dikush do të humbasë jetën nëse dhuna vazhdon në protestat e Los Angeles

    Momenti kur KFOR dhe FSK e shpërthejnë granatën e dorës në Podujevë

    Haxhilerët nga Vushtrria me sukses mbyllin Haxhin duke “gjuajtur djallin me gurë”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.