Lajme

21-vjeçari godet me veturë pesë të rinj në Viti, një prej tyre në gjendje të rëndë

Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmë në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti.

I dyshuari raportohet se me veturën e tij “Opel Insignia”, fillimisht ka goditur disa karrige e më pas pesë të rinj që po qëndronin aty.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur A. F., V. G., E. S., M. A. dhe A. S, sipas Sinjalit.

Katër prej tyre janë jashtë rrezikut, por A. F. është në gjendje të rëndë dhe është transferuar në QKUK.

Prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Back to top button