Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    21 vendvotime ende pa epilog, KQZ s’ka përditësuar rezultatet që prej orës 19:10

    10/02/2025 23:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve që nga ora 19:10, kur janë publikuar ato pas numërimit të 99.17 përqind të votave. Për të përfunduar i gjithë numërimi i votave të rregullta kanë mbetur edhe 21 vendvotime.

    Sipas rezultateve të fundit të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 40.83 përqind apo 339 mijë e 350 vota, PDK e dyta me 22.15 përqind apo 184 mijë e 87 vota, LDK e treta me 17.59 përqind apo 146 mijë e 241 vota dhe AAK e katërta me 7.47 përqind apo 62 mijë e 66 vota.

    Këto rezultate janë preliminare dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës

    Bazuar në këto rezultate, VV pritet t’i ketë 47 deputetë, PDK 25 deputetë, LDK 20 deputetë dhe AAK 8 deputetë.

    Votat e kandidatëve do të fillojnë të numërohen nesër, kur edhe do të bëhet verifikimi i rezultateve të partive.

    “Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, kanë sqaruar nga KQZ

    Artikuj të ngjashëm

    KQZ mban mbledhje, këto janë vendimet që i morën

    KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve lokale, tregon dallimet nga ato parlamentare

    KQZ ua ndal gati gjysmë milion euro partive që u gjobitën gjatë fushatës

    Të Fundit

    Paniku për bombë te hoteli në qendër të Tiranës, polica: Alarm fals

    Trump komenton incidentin e Macronit me gruan e tij, i ‘jep këshilla’ presidentit francez: Sigurohu që dera të jetë e mbyllur

    Deputeti Kraki thotë se është specialist i old timer-ave, jep “një informatë që pak kush e di”: Vetura ime s’ka rrip sigurie

    Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

    Osmani uron Kroacinë, në ditën e shtetësisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.