Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar pamje të ceremonisë në qytetin Yonkers në New York, shkruan GazetaDemos.
Gjatë kësaj ceremonie të veçantë kryetari i qytetit, Mike Spano, ka nderuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, me Mirënjohjen e Qytetit.
“Në këtë ceremoni, 20 tetori 2024 u shpall zyrtarisht si ‘Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt’. Po ashtu, kryetari Spano shpalli 20 tetorin si ditën zyrtare të ngritjes së flamurit të Kosovës në Yonkers”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Momente nga ceremonia e veçantë në qytetin Yonkers të Nju Jorkut, ku kryetari i qytetit, z. Mike Spano, ka nderuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, me Mirënjohjen e Qytetit. Në këtë ceremoni, 20 tetori 2024 u shpall zyrtarisht si ‘Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt’. Po ashtu, kryetari Spano shpalli 20 tetorin si ditën zyrtare të ngritjes së flamurit të Kosovës në Yonkers.
Haradinaj këtë nderim e vlerësim ia dedikoi të gjithë atyre që besojnë në Kosovën e lirë dhe të integruar në NATO, në miqësinë e përhershme me popullin dhe shtetin amerikan, si dhe bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së.
Gjatë ditës së sotme, Haradinaj do të pritet në Pentagon, ku do të flasë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërsa nesër do të jetë në Departamentin e Shtetit.