Gjykata Themelore e Ferizajt e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit prej 20 ditësh kundër të pandehurit F.L., shkruan GazetaDemos.
I pandehuri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes, derisa si shkak dyshohet të jetë shkuarja jashtë vendit për të punuar.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.L., më 8 shkurt 2023 në Kaçanik, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri pas një fjalosje që kishte me anëtarët e familjes së tij për të shkuar për të punuar jashtë vendit, në atë mënyrë që i njëjti me përdorim të forcës kishte filluar të bëjë demolimin e orendive në shtëpi si dhe duke ju sjellë keqtrajtim psikologjik të vazhdueshëm ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij – A.L. dhe anëtarëve të tjerë të familjes”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.L., më 8 shkurt 2023 në Kaçanik, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri pas një fjalosje që kishte me anëtarët e familjes së tij për të shkuar për të punuar jashtë vendit, në atë mënyrë që i njëjti me përdorim të forcës kishte filluar të bëjë demolimin e orendive në shtëpi si dhe duke ju sjellë keqtrajtim psikologjik të vazhdueshëm ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij – A.L. dhe anëtarëve të tjerë të familjes, duke ju bërtitur me ton të lartë me ç` rast si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek e dëmtuara dhe anëtarët tjerë iu ka shkaktuar shqetësim emocional, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës.