Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    2 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim ndaj të akuzuarit për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

    19/04/2023 11:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Petrit Tufa, duke e dënuar me 2 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim për veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.

    Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Tufa, u shpall të mërkurën, nga kryetarja e trupit gjykues, Alltën Murseli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktgjykimit, i akuzuari Tufa u dënua me 2 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim, por me pëlqimin e tij, dënimi me burgim mund t’i zëvendësohet me 3 mijë euro gjobë.

    “Nëse pajtoheni, dënimi me burg prej 6 muaj, mundeni me dhënë pëlqimin, nëse doni me u kthy në gjobë. Nëse pajtoheni, e bëni kërkesën në gjykatë edhe e dorëzoni”, tha gjykatësja.

    Sipas aktgjykimit, gjykatësja Murseli tha se akuzuari obligohet që t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 100 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe 50 euro për fondin e viktimave të krimit.

    Sipas gjykatëses, pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh.

    Ndryshe, e akuzuar në këtë rast për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ka qenë edhe Qëndresa Foniqi, e cila pasi që më 28 tetor 2022 e ka pranuar fajësinë, ishte dënuar me 4 mijë euro gjobë.

    Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i pandehuri Petrit Tufa si pronar i kompanisë “Triomed.CO sh.p.k” me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik, në atë mënyrë që më 16 qershor 2022 në zyrën e prokurimit në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ka dorëzuar ofertën për të marrë pjesë në aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizimi me materiale shpenzuese për vendin e ngjarjes” , ku me qëllim mashtrimi në mesin e dokumentacionit, ka dorëzuar dokumentin e falsifikuar “vërtetimi tatimor”, të 5 prillit 2022, i cili dokument me numër të njëjtë identifikues është nxjerrë më 27 janar 2022, me qëllim të aplikimit për kredi.

    Me këto veprime, Tufa akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, e pandehura Qëndresa Foniqi, përgjegjëse e kontabilitetit në kompaninë “SHFK-SHPK”, e angazhuar nga kompania “Triomed.CO.shpk”, thuhet se ka falsifikuar dokumentin “vërtetimi tatimor”, i 5 prillit 2022, në atë mënyrë që vërtetimit tatimor i ka ndryshuar përmbajtjen nga vërtetimi tatimor për kredi, i 27 janarit 2022, në vërtetim tatimor për tender të datës 5 prill 2022, me qëllim që kompania “Triomed.CO.shpk” të aplikojë për tender në aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizimi me materiale shpenzuese për vendin e ngjarjes”.

    Me këto veprime, Foniqi ngarkohej se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragraf 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova s’ka komoditet me shku në zgjedhje

    Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.