Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    19 dështimet për zgjedhjen e kryekuvendarit, Rohde: Është rekord i keq botëror

    21/05/2025 21:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorh Rohde ka folur për dështimin për të 19-tën herë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit.Ai në Klan Kosova tha se ky është një rekord i keq botëror.

    “Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është shumë e rëndësishme. Tash është raundi i 19 dhe është goxha e trisht sepse njerëzit janë bërë apatik tani sepse thonë ne e kemi bërë punën tonë më 9 shkurt, kurse politikanët nuk e kryejnë punën e vetë. Kjo nuk është e mirë as për vendin as për reputacionin e Kosovës jashtë vendit sepse më duket mua që është rekord i keq botëror që për 19 raunde të mos zgjidhet kryetari. “, tha Rohde.

    Edhe këtë të mërkurë, për të 19-tën herë radhazi, ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zgjedhja e Albulena Haxhiut në postin e kryetares së Kuvendit.

    Që nga 15 prilli Kuvendi është mbledhur çdo dy ditë. Seanca ka ngelur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit e më pas nënkryetarëve, për t’u konsideruar si i konstituuar.Teksa Lëvizja Vetëvendosje po provon që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, opozitarët po refuzojnë ta votojnë ndryshimin e metodës së votimit.

    Në herët paraprake, propozimi i Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-deputeti gjerman: Në Europë prej kohësh flitet për Serbinë post Vuçiq – alternativë opozita dhe studentët

    Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinë

    Merz rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën: Bashkë do prodhojmë raketa me rreze të gjatë për Kievin

    Të Fundit

    Arabia Saudite ndalon mbi 269 myslimanë “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat

    Këta janë çifti që u aksidentuan sot në rrugën Drenas-Skenderaj, 24-vjeçarja vdiq në QKUK

    E dhimbshme: Kjo është 24-vjeçarja e cila vdiq pas vetaksidentit në Drenas, i fejuari i saj në gjendje të rëndë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.