Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    17 vjet Kushtetutë, a reagoi Kurti për dokumentin themeltar të shtetit

    09/04/2025 20:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot Kosova shënon 17-vjetorin e miratimit të Kushtetutës – akti themeltar që përbën bazamentin e rendit juridik, shoqëror dhe institucional të shtetit të Kosovës. Përvjetori i dokumentit më të lartë juridik, të cilin profesori i së drejtës ndërkombëtare Enver Hasani e cilësoi si “pëngesë kundër çdo prirjeje jodemokratike”, u shoqërua me heshtje nga udhëheqja shtetërore.

    Në një ditë që për një shoqëri demokratike do të duhej të ishte kremte e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit, lideri në detyrë i qeverisë, Albin Kurti, nuk e pa të udhës të artikulonte qoftë edhe një reflektim simbolik mbi rëndësinë e Kushtetutës.

    Gjykata Kushtetuese, që për çdo demokraci është gardiane e rendit dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut, u shënjestrua publikisht në diskursin politik si një pengesë ndaj “vullnetit të popullit”, një nocion që Kurti dhe vartësit e tij shpesh e ka përdorur si kartë për të relativizuar gjithçka – përfshirë edhe vetë Kushtetutën.

    Kurti e cilësonte Gjykatën Kushtetuese si një “opozitë politike”, ndërsa e akuzonte se vendimet e saj nuk burojnë nga “motivi i ruajtjes se kushtetueshmërisë”. “Unë nuk jam i bindur që [rrëzimet e ligjeve] bëhen nga motivi i ruajtjes se kushtetueshmërisë sa i nga një opozitarizmi politik.” – deklaronte Kurti.

    Një numër i konsiderueshëm ligjesh të propozuara dhe miratuara nga kjo qeveri u rrëzuan nga Kushtetuesja, e cila i shpalli ato të papajtueshme me aktin më të lartë juridik të vendit.

    Kjo bëri që sullmet ndaj këtij institucioni të marrin trajtë të paprecedentë, duke vënë në dyshim jo vetëm vendimet, por edhe legjitimitetin e saj si institucion i pavarur.

    Absurdi i kreut në detyrë të ekzekutivit shkonte deri sa t’i ftonte gjyqtarët e këtij institucioni të garonin në zgjedhje.

    “Unë e ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata, le të garojnë në zgjedhje. Nuk është a-politik nëse merr vendime për politikat, për ato garohet në zgjedhje. Kur ata të garojnë ju mund të votoni për ta.”

    Në ditën kur do të duhej të festohej pjekuria demokratike dhe përkushtimi ndaj rendit kushtetues, Kurti s’tha fjalë.

    Megjithatë, përkundër retorikës së ashpër dhe akuzave të rënda që Kurti dhe kabineti i tij hodhën pa kursim në drejtim të këtij institucioni përgjatë katër viteve, një sondazh i fundit nga UBO pikturoi një goditje fatale ndaj narrativit që Kurti synoi me ngulm të impononte.

    Sipas një sondazhi të realizuar nga UBO, kompani në të cilën Vetëvendosje ka besim të madh, plot 79.1% e të anketuarve rezultuan se nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me Qeverinë për punën e Gjykatës Kushtetuese.

    Artikuj të ngjashëm

    Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar

    Kriza politike në Kosovë, profesori amerikan: Kurti duhet t’i japë fund bllokadës

    Afati 30 ditor drejt fundit, Kurti s’i ndalet gazetarëve – Thotë se i ‘‘duhet me shku me shpejtësi’’

    Të Fundit

    Pamje tjera, momenti kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër

    Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar

    Chelsea siguron finalen me stil, pret PSG-në ose Real Madridin

    Disa pushues ia shpëtojnë jetën një kosovari në Velipojë – dalin pamjet

    Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.