Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried po zhvillon një vizitë zyrtare në Mal të Zi, gjatë së cilës u takua edhe me Kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Abazoviq tha pas takimit se Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të forcojnë partneritetin.
“Fokusi ynë është në sundimin e ligjit, bashkëpunimin rajonal dhe investimet. Jam i nderuar të vizitoj Karen Donfried, një zyrtare e lartë amerikane dhe ekipin e saj gjatë ditës së parë të punës të kabinetit tim”, shkroi Abazoviq në Twitter.
Crna Gora🇲🇪 i SAD🇺🇲 nastavljaju snaženje partnerstva. U našem fokusu su vladavina prava, regionalna saradnja i investicije. Počastvovan sam posjetom @KDonfried visoke američke zvaničnice i njenog tima tokom prvog radnog dana mog Kabineta!@USAmbMNE pic.twitter.com/LNU8I76mXX
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 29, 2022