Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Burri nga Kosova vrau gruan, pastaj veten”, zbardhet e vërteta për tragjedinë në Francë

    29/04/2022 14:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një çift kosovar ishte gjetur i vrarë në ndërtesën ku jetonte në Epinal të Francës, mëngjesin e së martës. Mediat franceze kishin raportuar se ata janë vrarë me thikë. Trupat e pajetë të tyre i kanë gjetur fëmijët.

    Dy ditë pas krimit makabër, mediat franceze kanë raportuar sërish për këtë krim. Sipas Prokurorisë në Francë, burri nga Kosova e ka goditur me thikë gruan e tij duke e lënë të vdekur, e pastaj e ka vrarë edhe veten.

    “Nëna ishte vrarë nga bashkëshorti, dhe ky i fundit e kishte përdorur thikën e njëjtë për ta vrarë veten”, ka thënë prokurori Frederic Nahon,.

    “Nga autopsia u zbuluan disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë në tentim për mbrojtje në trupin e gruas 44-vjeçare. Nga hetimi konfirmohet se mëngjesin e së martës ka ndodhur një zënkë verbale mes prindërve, ku bashkëshorti e kishte akuzuar gruan për tradhti. Skena e krimit ndodhi në banjën e banesës, ku një nga fëmijët pastaj e theu derën dhe i zbuloi trupat e pajetë”, ka thënë tutje Prokurori i rastit.

    8 fëmijët e çiftit janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

    Familja me origjinë nga Kosova jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishin statusin e refugjatëve. Tre nga tetë fëmijët ishin të rritur. Shtatë jetonin ende me prindërit e tyre, dhe pesë ishin në shkollë.

    Çifti nuk ishte i njohur më herët për problem, ose ndonjë ankesë për dhunë, shtoi tutje prokurori Naohn.

    Jozyrtarisht është raportuar se gruaja ka qenë me prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë kurse burri nga Dubrava e Istogut.

    Çka ndodhi?

    Një burrë e një grua me origjinë nga Kosova janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në qytetin Epinal të Francës. Trupat e tyre janë gjetur me plagë nga një mjet i mprehtë, që dyshohet të jetë thikë, dhe Policia nuk ka përjashtuar asnjë hipotezë për momentin, shkruan France TV Info.

    Çifti ishte rreth të dyzetave. Jetonte në apartament me shtatë fëmijët e tyre, nga pesë deri në 21 vjeç.

    “Plagë nga therja janë vërejtur në trupin e gruas dhe burrit”, ka konfirmuar prokurori publik i Epinal, Frederic Nahon, në një deklaratë për shtyp të publikuar të mërkurën.

    “Fëmijët, njëri katërvjeçar, 13-vjeçar, 16-vjeçar, 19-vjeçar dhe 21-vjeçar u evakuuan nga dritarja e apartamentit nga zjarrfikësit. Dy fëmijët e tjerët ndodheshin në shkollë. Fëmijët e lajmëruan rastin tek autoritetet”, ka shtuar Nahon.

    Nahon ka thënë se nuk duhet të përjashtohen asnjë hipotezë, teksa konfirmoi se do të kryhet autopsia, si dhe do të merren dëshmitë e fëmijëve dhe dëshmitarëve të tjerë.

    Familja ishte strehuar në Francë që nga viti 2018.

    Artikuj të ngjashëm

    Sulm i pazakontë nga bletët në Francë, tre shtrihen në spital, 21 të lënduar

    Macroni e Putini bisedojnë për Iranin, në telefonatën e parë në tre vjet

    Një nxënës i vrarë dhe tre të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë franceze

    Të Fundit

    Ushtarët italianë në KFOR dekorohen për shërbimin në Kosovë

    Rikthehet vala e të nxehtit në fundjavë – deri në 36°C, javën tjetër priten temperatura ekstreme deri në 40°C

    Marina publikon foton e vajzës: Më ngjan mua

    Berisha për krerët e UÇK-së në Hagë: Shqetësimi i madh është se kërkush s’po shqetësohet për ta

    Kancelari gjerman: Ukraina do të përfitojë sisteme armësh me rreze të gjatë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.