14 të vdekur dhe 882 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

14 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi janë realizuar 6 mijë e 591 testime për koronavirus.

Nga ta pozitivë kanë dalë 882 persona.

Derisa bëhet e ditur se 140 persona janë shëruar nga COVID-19.

Reklama