Juniku, një vend i vjetër në Kosovës, u bë dritë që ndriçoi rrugën drejt lirisë dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Në majin e vitit 1912, 250 delegatë u mblodhën në Junik. Ata ishin zërat e një kombi që kërkonte të shpallte pavarësinë.
Nga vilajeti i Kosovës, nga sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit, ata u bashkuan për të koordinuar veprimet e tyre. Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Isa Boletini udhëhoqën këtë kuvend me vizionin e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur.
Juniku mbetet faqet e para të historisë për Pavarsinë e Shqipëris. 21-25 Maj jan datat qe gjithmon Junikut do ta permendim ne histori, ndersa sot, kujtojme dhe festojme 112 vjetorin e kësaj ngjarje.