Dje deputeti i VV-së, Armend Muja u shpreh kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusit Pensional, propozim ky nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili gjeti mbështetje edhe nga shumë qytetarë, shkruan GazetaDemos.
Pas këtij qëndrimi të tij pati edhe shumë kundër reagime e së fundmi kundër qëndrimit të Armend Mujës ka dal edhe vëllau i tij, Gazmend Muja.
Për Gazmendin tërheqja e mjeteve nga Trusti shihet si jetike për familjen e tij dhe shumë të tjera në Kosovë.
“Tërheqja e trustit 20-30%, në këtë periudhë do të ndikonte pozitivisht në përmirësimin e bazës materiale dhe konsideroj se është jetike për mua dhe shumë familje në Kosovë”, ka thënë Gazmend Muja.
“Nëse ka ardhur ky propozim nga PDK-ja, unë mendoj që është një propozim i varfër intelektualisht. Demonstron mosnjohuri konceptuale siç e karakterizon PDK-në që një kohë të gjatë. E vërteta është që qytetarët e Kosovës kanë vështirësi në këtë kohë. Mirëpo, Qeveria duhet të përdorë mekanizma të tjerë të politikës fiskale jo të ngritën pritje në formë të propagandës që i mundëson ose të krijojë përshtypje sikurse ajo lejohet. Trusti Pensional është i dizajnuar në atë mënyrë që të kursejnë qytetarët që të përballojnë konsumin pas moshës 65-vjeçare. Nëse i shikoni të gjitha raportet ndërkombëtare, kjo është bërë një herë, por që nuk duhet të lejohet në të ardhmen dhe e kuptoj që çfarëdo që kanë nevojë qytetarët është mirë që qeveria t’i adresojë ato përmes transfereve sociale, jo duke abuzuar me Trustin Pensional”, deklaroi dje Armend Muja. /GazetaDemos/