11 të vdekur dhe mbi 1600 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës.

Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.710 testime,  1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.

Në total numri i rasteve aktive është 19.695.

Reklama