Në një konferencë të përbashkët ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçla, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, kanë bërë të ditur rikthimin në Kosovë të 11 kosovarëve nga Siria.
I par ii MPB-së Sfeçla ka thënë se janë të angazhuar që të kryejnë obligimet e Kosovës karshi rikthimit të kosovarëve nga vendet si Siria e Irani.
Ai ka thënë se kjo punë nuk është e lehtë por se insitucionet e vendit po bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme që të riatdhesohen këta persona sa më shpejtë.
Në anën tjetër drejtori Mehmeti ka thënë se nuk dihet numri i saktë i kosovarëve që ndodhen në vende të krizave, të konflikteve.
Ai po ashtu foli edhe për numrin e të vrarëve në këto vende, duke thënë se nuk kanë një shifër të saktë e të cilën do ta ndanin për publikun.