Ndërsa numërimi i votave nga diaspora është drejt fundit, gara në qarkun e Tiranës mbetet e fortë dhe me surpriza të mëdha për Partinë Socialiste. Rezultatet paraprake tregojnë se 11 figura të rëndësishme të kësaj force politike rrezikojnë të mos jenë pjesë e legjislaturës së re që pritet të nisë në shtator.
Mes emrave që kanë mbetur jashtë listës fituese për momentin, bien në sy ish-ministra, deputetë me eksperiencë dhe figura të njohura të jetës parlamentare: Lista e 11 emrave që rrezikojnë të mos jenë në Kuvend.
Pandeli Majko
Mimi Kodheli
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Toni Gogu
Arben Pëllumbi
Etjen Xhafaj
Etilda Gjonaj
Plarent Ndreca
Blerina Gjylameti
Brenda radhëve të socialistëve, garat më të ngushta po zhvillohen mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, si dhe mes Orlando Rakipit dhe Xhemal Qefalisë – çka tregon një rivalitet të brendshëm intensiv për pozicionet fituese.